892 mijë paketa cigare kontrabandë në Hanin e Hotit! Gjoni: 1.1 mln euro dëm shtetit

6 Mars 2020, 18:13

TIRANË- Një sasi prej 892 mijë paketa cigare kontrabandë janë kapur ditën e sotme në doganën e Hanit të Hotit në Shkodër. 

Këto paketa të llojit "President Slims" ishin destinuar të hidheshin në tregun shqiptar, por pa paguar detyrime doganore, duke i sjellë një dëm shtetit prej 140 mln lekë ose 1.1 mln euro. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, në një konferencë për mediat nga Ministria e Financave, bëri me dije se e gjithë ngarkesa ishte e pa pajisur me pullë fiskale apo të një shteti tjetër, e për pasojë e gjithë sasi është sekuestruar, por nuk ka informacione për persona të vënë në hetim apo të arrestuar."Strukturat e administratë kanë sekuestruar 892 mijë paketa cigare në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër. Strukturat e doganave kontrolluan në kamion, ku ishte kjo sasi e llojit President Slims. E gjithë ngarkesa ishte e papajisur me pullë fiskale apo të një shteti tjetër. Nëse do hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore kap vlerën që duhet të paguhej, 140 mln lekë ose 1.1 mln euro. U referua rasti në Prokurorinë e Shkodrës. Në bashkëpunim me prokurorinë në Shkodër, por kryhen veprime hetimore. Ky nuk është rasti i parë, sidomos për mallrat që paguajnë akcizë", tha Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi.