9 anëtarë të një familje në Bubq në qiell të hapur/ Kryefamiljari: Dje nuk kishim besim as te çadra!

29 Janar 2020, 10:55

BUBQ- 9 antarë të familjes Masha në Bubq vijojnë të jetojë në çadër pasi banesa e tyre u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa ende nuk kan përfituar bonus qiraje.

Bajram Masha tregon për Report Tv se tërmeti i djeshëm ka krijuar akoma më shumë frikë në familjen e tij ndërsa rrëfen se para 26 nëntorit kishte restauruar banesën dhe për shkak të kësaj nuk ka shlyer ende borxhin prej 4 milionë lekësh."Quhem Bajram Masha. Mbrëmë jemi trishtuar shumë. Ishim në çadër, por edhe nga çadra nuk kishim besim. Dolëm jashtë. I kam paratë  pa paguar akoma 4 milionë lekë që kam marrë materialet për të riparuar shtëpinë para 26 nëntorit.  Kjo është e pabanueshme. Këtu jetojmë ne. Unë e shoh vetë që është e pabanueshme, nuk duam të na e thonë ata", tregon Bajram Masha.