9 grupe pune për gjurmimin e rasteve në gjithë Shqipërinë, Epidemiologët: Sakrificat tona në terren

15 Prill 2020, 13:08

Identifikimi, gjurmimi dhe hetimi i rasteve epidemiologjike me COVID-19 është një punë e vështirë dhe plot sakrificë, që po ndiqet nga 9 grupe pune që janë në gatishmëri 24 orë në 7 ditë të javës. Përmes sakrificës, këmbënguljes e profesionalizmit, pa njohur orare, gjurmojnë çdo ditë rastet në terren, duke bërë të pamundurën për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të COVID19. Ata tregojnë dhe mënyrën se si veprojnë pas identifikimit të një rasti pozitiv dhe bashkëpunimin që kryejnë me mjekun e familjes.

"Nuk kemi njohur as natë as ditë gjithmonë kemi qenë në terren dhe problemi ka qenë të zbulojmë vatrën dhe  më pas hetimin e kontakteve dhe shkëputjen e zinxhirit të infektimit", shpehet një epidemiologjik.