9 mijë vaksina të Pfizer vijnë sot, Nelaj: AstraZeneca do aplikohet në periferi!

15 Mars 2021, 19:43

 

9 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të vijnë mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj në një interviste për Report Tv ka deklaruar se në vijim pritet të vijnë doza të tjera, si nga Pfizer ashtu dhe nga Astrazeneca. Sipas saj në mes të prillit nga Astrazeneca vijnë 60 mijë doza të tjera.