9 viktima dhe 327 raste të reja me Covid! Aktori Koço Devole në gjendje të rënduar

1 Nëntor 2020, 18:01

#reportTV #lajmeshqip #lajme Nëntori ka filluar me një rekord të infektuarish dhe viktimash nga Covid në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se 9 viktima dhe 327 raste të reja me Covid, janë shënuar në 24 orët e fundit. Betejn me Covid e kanë humbur 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 44 vjeç dhe 69 vjeç nga Tirana, 60 vjeçe nga Mati, 65 vjeçe nga Durrësi, 66 vjeç Tropojë, 68 vjeç nga Pogradeci, 71 vjeçe nga Elbasani, 71 vjeç nga Berati, 78 vjeç nga Korça. Ndërkohë kujtojmë se në orët e para të mëngjesit një pacient 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi (COVID 2) e për pasojë ka ndërruar jetë në vend.Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 293 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Gjithsej gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1472 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 327 qytetarë të prekur nga virusi. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik. "Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.Aktori i mirënjohur i humorit Koço Devole ka rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë, ndërkohë që dje është futur në intubim. Burime për Report Tv mësojnë se aktori ka qenë prej disa ditësh në spital, ndërkohë dje ka dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit është rikthyer sërish dhe është futur në intubim. 75-vjeçari Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar, dhe numëron në repertorin e tij qindra role, në filma dhe komedi. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor si edhe një prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.