91 parti politike fantazmë, pa adresë dhe me kryetarë anonimë, 56 marrin para publike, asnjë masë për t’i fshirë

28 Prill 2020, 18:17

Nga një kërkim i Report Tv në dokumente zyrtare, rezulton se në Shqipëri ka 113 parti politike, nga të cilat vetëm 22 subjekte janë efektive, reale dhe funksionale. 56 parti politike përfitojnë fonde publike, por nuk kanë asnjë adresë, kanë kryetar anonimë dhe për pasojë nuk mund të kontrollohen nga ekspertët kontabël të kontraktuar nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkaq, 30 parti të tjera kanë deklarua se kryetarët e tyre nuk përfitojnë fonde publike që në viti 2018, duke mbetur gjithashtu jashtë kontrollit të KQZ. Ligji zgjedhor vepron vetëm mbi 22 parti politike, për të cilat ekspertët kontabël kanë paraqitur raporte financiare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.