9-fishohet gjoba për celularin në makinë, në motor me jelek fosforeshent pasi perëndon dielli! Report Tv zbardh draftin

22 Tetor 2020, 16:04 | Përditesimi i fundit: 2020-10-22 16:38:59

TIRANË- 10 mijë lekë do të gjobitet kushdo që përdor telefonin teksa drejtonin mjetin.  Report Tv ka siguruar draftin e kodit rrugor depozituar në parlament dhe pritet të marrë votat e deputetëve. Gjoba për përdorimin e telefonit aktualisht është nga 500 në 1500 lekë dhe 9 fishohet duke shkuar në dhjetë mijë lekë.