Në ditën Botërore të Paqes, Presidenti Ilir Meta ka apeluar për dialog mes shumicës dhe opozitës për progresin e vendit, në mënyrë të veçantë për t’u dhënë shpresë të rinjve që të mos largohen. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u shpreh se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve jo arrogante, duke dërguar një tjetër mesazh për qeverinë. Ndërsa jashtë aktivitetit i pyetur nëse do të dekretojë apo jo kryeministrin Edi Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm, ai është përgjigjur shkurt ‘Kushtetuta është e para’, duke lënë të kuptohet, ashtu sikur tha edhe dje se është duke bërë verifikimet e nevojshme
A do e dekretoni Ramën? Meta: Kushtetuta e para!
No videos found.