'A do jepni dorëheqjen nëse mundeni nga Rama?' Basha i shmanget pyetjes: Çfarë s’ka bërë për 8 vite, ai s’ka për ta bërë më

9 Mars 2021, 17:58 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 18:04:45

Gjatë konferencës për shtyp në selinë blu, kreu i PD Lulzim Basha i është shmangur pyetjes nëse do të japë dorëheqjen nëse mundet sërish nga kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit.

"Pyetja e ka përgjigjen brenda. A mendojnë shqiptarët se Rama ka shkëlqyer e i ka kryer detyrat. A mendojnë shqiptarët se kemi 300 mijë vende pune. Çfarë ska bërë për 8 vite ska për ta bërë më këtë e di dhe një fëmijë, e jo më shqiptarët dhe do ta provojnë me votë, dëshirën e papërmbajtur për ndryshim. Sa ndryshim pa larguar Ramën. Korrupsioni i lartë i qeverisë është arsyeja pse në shqipëri ka nivel të lartë të pastrimit të parave. Spse 5 njerëz e mbajnë Ramën. 5 njerëz kanë marrë peng Shqipërinë", tha Basha.