A do ketë Kosova trazira dhe taksa 22 euro për kamionët! Albin Kurti në '5 pyetje nga Babaramo'

1 Qershor 2020, 20:57 | Përditesimi i fundit: 2020-06-01 22:39:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë në Report TV tha se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja dhe se vendimi i  Gjykatës Kushtetuese ishte anti-kushtetuese. Taksa 22 euro për kamionët, Kurti tha se u vendos si pjesë e masave anticovid dhe u hoq, por për kosovarët taksa vijon ende të paguhet sa herë hyjnë në Shqipëri.