A do ketë ndonjëherë meritokraci në Shqipëri? Rama i përgjigjet emigrantes e qytetarëve

11 Tetor 2020, 12:40 | Përditesimi: 11 Tetor 2020, 16:06

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se amnistia fiskale do të jetë shumë shpejt gati. Në përgjigje të qytetarit, kreu i qeverisë u ndal tek nisma për amnistinë fiskale ku emigrantët mund të deklarojnë paranë e vënë nga puna në të zezë, ndërsa theksoi se do të bëhet shumë shpejt realiteti.

“Jam i vetëdijshëm që lehtësimi i bërë për bizneset është i madh. Po punojmë me ekspertizë ndërkombëtare, pasi jam i bindur pasi njerëzve si ti, që janë dhjetëra mijëra së kanë kursyer në emigracion dhe për më tepër ata që kthehen në Shqipëri, duhet t’u japim mundësinë për amnistinë fiskale.Durim, pasi punët e mira duan durim. Ki besim se më shpejt se vonë edhe këtë instrument do ta kesh gati”, tha Rama.

b.ha./Shqiptarja.com