A do kthehej sërish në Portokalli? Ja si përgjigjet Olsi Bylyku

16 Tetor 2019, 12:17

Vetëm 21 vjeç, por është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun. Olsi Bylyku, i riu i talentuar që e kemi parë në skenat e spektakleve më të njohura të humorit tregon në “Rreze Dielli” për eksperiencën e re në “Klanifornia”.

Po ndihem shumë mirë te Klanifonia, shkojmë mirë  dhe kemi harmoni dhe kimi mes aktorësh, po fillojmë bashkëpunimet me njëri tjetrin, secili po bëntë më parë personazhet e veta, por tani po bëjmë numra të përbashkëta.  Më kishte marrë malli për publikun, që vjen kur do, duartroket kur do, më kujtohen daljet e mia të para, e marr emocionin më shumë tani. Javën e parë nuk kam zgjedhur të kisha personazhe të reja, por erdha me rolet që kisha dhe me monologun, pikën time të fortë. Kam risjellë personazhin e Alba Hoxhës, që ajo e priti shumë mirë. Më mungon Be Coffee, më mungojnë personat me të cilët kam bashkëpunuar, Suada, Besi, Erioni, ishim si një familje, një staf i vogël, por Be Caffee, ishte një spektakël i madh që bëhej me vetëm 5 veta. ”

I pyetur nëse do kthehej sërish në Portokalli Olsi shprehet se këtë pyetje ia ka bërë shpesh vetes, por thotë se ka dhënë mjaftueshëm atje dhe për këtë arsye nuk e shikon si të mundshëm një rikthim në spektaklin e humorit në Top Channel.

“Jam konfuz shpesh ja bëj vetes këtë pyetje. Mendoj që deri ketu ku jam është risk nga Zoti. Në Portokalli mendoj që nuk mund të kthehem, mendoj që atje dhashë aq sa dhashë.” shprehet aktori i humorit.