'A do lëng ky burrë apo jo?!' 84-vjeçarja del për pazare për bashkëshortin me diabet: Maska më merr frymën!

6 Prill 2020, 09:16

Të moshuarit dalin vetë nga shtëpia për të bërë pazaret, edhe pse nuk u lejohet për shkak se nëse janë të vetmuar duhet të kërkojnë ndihmë nga autoritetet përkatëse për t'ia çuar ushqimet në banesë. Një grua e moshuar tha për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta se ka tre javë në shtëpi por askush nuk i ka shkuar. Ajo u shpreh se e ka bashkëshortin të sëmurë me diabet dhe ka nevojë për lëngje.

"Ja ku e kam maskën dhe më merret fryma, jam 84-vjeçare kam edhe një burrë 87 vjeç edhe me ilaçet, a do lëng frutash ky burrë apo jo, kam tre javë brenda", u shpreh e moshuara që po priste radhën në hyrjen e tregut të Kombinatit, ku tashmë janë vënë rregulla të reja dhe ka prani të policisë dhe të ushtrisë për të respektuar distancën sociale.