A do mbyllet Urgjenca e Infektivit ku po mbahen 2 të prekurit me Koronavirus? Flet Manastirliu

9 Mars 2020, 13:28

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu pyetjes së ku janë lokalizuar 2 të prekurit me koronavirus, zgjodhi të mos jepte një vend konkret, por bëri me dije se ekspertët janë në zonë.

"Të gjithë informacionit do e merrni sipas udhëzuesve që OBSH jep edhe për sa i përket komunikimit të riskut. Jemi në zonë duke marrë masa thelbësore, sipas udhëzuesve të OBSH", tha Manastirliu.

Sa i përket zbrazjes së Infektivit, ajo tha se janë disa skenare të mundshme.

"Infektivi, siç e kemi bërë më parë. Janë tre skenare, që vlerësojnë korridoret sanitar brenda strukturave spitalore dhe lejojnë evakuimin e urgjencave, krijimin e mjediseve që nuk lejojnë kontamiminin e urgjencave", tha ajo.