A do penalizohen mësuesit që refuzojnë vaksinën AstraZeneca? Drejtoresha e Arsimit në Shkodër: Jo, nuk është me detyrim

16 Mars 2021, 17:17

1350 mësues në Shkodër do të vaksinohen. Procesi ka nisur sot ndërsa vetë mësuesit thanë se kanë qenë të gatshëm të vaksinohen por ka dhe nga ato që kanë refuzuar.

Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit  Blediana Nika tha se është larg mendësh që të ketë penalizime për mësuesit që refuzojnë vaksinën pasi nuk është me detyrim.