A do preken rezervat e shtetit? Denaj: Nëse situata zgjat pas majit, do kemi skenarin e tretë

14 Prill 2020, 13:42

Ministrja Denaj u shpreh se nëse situata me COVID-19 zgjata pas majit dhe bizneset nuk hapen atëherë do të shohim mundësinë një skenari të tretë negativ, por që aktualisht nuk ka lindur nevoja e prekjes së rezervave të shteti.

A do preken rezervat e shtetit?

Nuk kemi një skenar të mundshëm me kushtet aktuale, nëse situata e paqëndrueshmërisë që vjen nga mbyllja e bizneseve dhe do të jetë më i gjatë se sa maji, atëherë do të kemi skenarin e tretë negativ. Por me skenarin e dytë nuk e shohim ende si opsion prekjen e rezervës buxhetor, pasi kemi eurobondin, kemi huatë dhe hapa të tjera për të ndjekur para se të shkojmë te prekja e buxhetit. Pra duhet të shohim hap pas hapi se i do të shkojë gjendja.