A do ta anulojë presidenti 13 tetorin? Ja si përgjigjet Meta

9 Shtator 2019, 13:08

Presidenti deklaroi se nuk do t'i shtyjë zgjedhjet e 13 tetorit duke shtuar se është në pritje që të botohet në fletoren zyrtare. Teksa iu përgjigj pyetjes së deputetit të PS-së Adnor Shameti Meta tha se edhe presidentët para tij kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.

Presidenti duhet të thërriste palët dhe të dëgjonte vullnetin e tyre. Kjo nuk ka ndodhur. A i keni tejkaluar afatet ligjore duke caktuar 13 tetorin si datë për zgjedhjet lokale? Të gjitha elementët jo ligjore të parashikuar në dekretin tuaj të jenë aktuale edhe sot? A do ta shfuqizoni ju sërish datën për zgjedhjen lokale në 13 tetor?

"Unë mendoj që të gjithë presidentët kanë vepruar në të njëjtën mënyrë. Kanë dekretuar një datë re për ta zhdekretuar më vonë. Kjo bëhet për arsye madhore.

Së dyti, kjo është bërë në interesin e paqes sociale dhe demokracisë. Dua t'iu bëj të qartë se e gjithë kjo veprimtari ka synuar dhe synon çeljen e negociatave për Shqipërinë. Unë i di shumë mirë të gjitha detyrimet që vendin ynë ka plotësuar ose duhet të plotësojë. Unë kam bërë veprimet më të mira.

Kjo është një pyetje shumë interesante. Unë po pres që ju të ndikoni te ministrja e drejtësisë që të botohet në fletoren zyrtare vendimi i ri për datën e zgjedhjeve", tha Meta