A do ta rrëzonte Ramën nëse do ishte e njëjta situatë si në Kosovë? Habit Kryemadhi

24 Prill 2020, 19:05

"Jo, nuk do ta rrëzoja sepse pavarësisht...nuk e kam takuar ndonjëherë zotin Kurti. Nuk kemi ne si LSI ndonjë kontakt bashkëpunimi me VV apo LDK, më shumë kemi me AAK-në me NISMEN e PDK-në, por nuk do ta bëja sepse ne jemi një pikë në Oqean në këtë situatë që është krijuar në të gjithë botën. Po të isha në vendin e Kurtit nuk do të bija pre e provokimeve për të bërë veprime të tilla që e vendosin në një situatë të tillë. Euforia e tepërt dhe arroganca krijojnë probleme që të marrin në qafë, jo kryeministri në veten e vet por një popull të tërë. Ka ardhur koha që të gjithë që të mendojmë për një strategji afatgjate. Ku Shqipëria duhet të tregojë që jo vetëm është një vend që ka përgjegjësi dhe situatën nën kontroll jo vetëm të vetes së saj por faktorit shqiptar" tha ajo.

  •