A do të ketë vend në listat e PD edhe për aleatët? Gazment Bardhi vihet në 'vështirësi': Po përgatitemi të shkojmë me emrat tanë

30 Shtator 2020, 22:09

Pas përfundimit të procesit të votimit nga anëtarësia e Qarkut të Shkodrës, për emrat që do të përbëjnë edhe listën finale të kandidatëve me të cilët PD do përballet në garën elektorale të 25 prillit, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili ndoqi nga afër procesin, foli me nota optimiste. Numri 2 i selisë blu e cilësoi një proces që do të përzgjedhë më të mirët. Por, a do të ketë në listën finale vend edhe për aleatët e PD? I gjendur i 'papërgatitur' përballë interesimit të gazetarëve, Bardhi tha se ndonëse procesi po bëhet për zgjedhje me lista kandidatësh vetëm të PD, kjo do të vendoset në bazë të një marrëveshje me partitë e tjera aleate.