A do të mbyllet spitali COVID/2/ MSH: Jemi në moment tejet delikat, infeksioni mund të shtohet me hapjen e masave

6 Maj 2020, 14:56

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nuk do të mbyllet spitali COVID/2 "Shefqet Ndroqi". Kjo pasi do të jetë gati në rast se numri i të infektuarve do të rritet me hapjen e masave.

"Pavarësisht se epidemia është kontrolluar shumë mire, është kontrolluar shumë mirë edhe në saj të masave të mëdhaja shtrënguese që u morën që në fillim të saj. Tashmë me hapjen e masave jemi në një moment tejet delikat, të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes dhe ekziston mundësia që përsëri infeksioni të shtohet. Për këtë arsye këtë problem ne do ta shqyrtojmë në dritën e kësaj dinamike", tha Rakacolli.