A do të ndryshojë drafti i amnistisë fiskale? Report TV zbardh dokumentin me kritika të Shoqatës së Bankave: Saktësoni detyrat e institucioneve

2 Gusht 2020, 12:48

Kritikat dhe kundërshtimet për amnistinë fiskale dhe penale, kanë bërë që diskutimi dhe miratimi i saj të shtyhet për në shtator. Shqetësimet e ngritura mund të çojnë edhe në ndryshim të projektligjit. Report TV zbardh komentet që Shoqata e Bankave ka depozituar në Komisionin e Ekonomisë për kritikat dhe sugjerimet që ka për draftin. Sipas analizës burimi i të ardhurave duhet  të hetohet nga Njësia Speciale dhe që bankat të mos mbajnë përgjegjësi apo të kërkojnë dokumente për depozitimin e parave