A do të përsëritet skenari i çadrës së 2017? Shehi: Protesta do largojë Ramën, kemi dështuar një herë por nuk thyhemi

17 Janar 2019, 17:16

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, tha se opozita nuk thyhet se ka dështuar njëherë me largimin e kryeministrit Edi Rama në 2017 me krijimin e çadrës. Shehi tha se opozita “bie dhe ngrihet”, pasi kjo është jeta politike. Për modalitetet e protestës, dhe se a do të ketë sërish një çadër në Bulevard, Shehi tha: “Kjo protestë duhet të përfundojë me rezultatin e largimit të Ramës. Se kemi dështuar njëherë, s’thyhemi ne si opozitarë. Edhe po u thyem dy herë, kemi për detyrë të ngrihemi. Kjo është jeta opozitare, të biesh të ngrihesh derisa të japim alternativë. Kjo është jeta politike. Kjo është detyra e opozitës. Kjo i takon Bashës, atij i përket. Formula e protestës është modalitet. A do të ketë çadër apo jo, këto janë detaje.”-tha Shehi.

    No videos found.