A do ulë palët në një tryezë për Kodin Zgjedhor? Meta e përjashton si mundësi, respekt 5 qershorit

26 Tetor 2020, 13:41

Presidenti Ilir Meta e ka përjashtuar si mundësi që të ulë në një tryezë palët politike bë vend për të diskutuar për Kodin Zgjedhor. Kjo sepse sipas tij, detyra e vetme e tyre është respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit.

"Meta nuk ka çfarë takimi të zhvillojë se marrëveshja është firmosur më 5 qershor dhe ka një detyrë të gjithë, duhet ta respektojmë, dhe unë po e respektoj duke kërkuar reflektim. Se si do të reagojë mazhranca apo kuvendi një partiak është punë e tyre, presidenti do të votojë gjithnjë në lartësinë e detyrës. Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet në Shqipëri", tha Meta.