A do vishte bluzën e bardhë në këtë situatë nëse do ishte mjeke? Ish- kryetarja e Kuvendit

14 Prill 2020, 18:51

Të gjithë e kemi identifikuar ish- kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topallin si një grua shumë të fortë, ama e vërteta është ndryshe. Në intervistën për Report Tv, Topalli tha se nëse do të ishte me profesion mjeke, do e kishte të vështirë të vishte bluzën e bardhë në këtë situatë, kjo jo për shkak të mungesës së vullnetit, por sepse nuk ka forcë që të përballojë një dhimbje kaq të madhe.