A duhet të ketë ‘Pajtim Kombëtar’? Flasin historianët Milo dhe Zeqo

22 Nëntor 2019, 18:17

“Shqiptarët në Luftën e Dytë botërore, reflektim me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Vendi”. Kjo ishte tema, që historiani Paskal Milo kishte zgjedhur për të referuar në këtë organizim të bërë nga Shoqata “Labëria” në Muzeun Historik Kombëtar. Historiani Milo e konsideroi këtë përvjetor, si një ngjarje mbi të cilët duhet që të reflektohet, pasi është një nga ngjarjet faktuese, që kanë ndikuar në identitetin tonë kombëtar, si udhërrëfyes i udhëtimit që ka bërë kombi shqiptar. Gjatë këtij referimi, teksa argumentoi ngjarjet historike me fakte, Milo ngriti edhe një pyetje, tashmë të diskutuar edhe në opinion publik, nëse duhet apo jo të ketë pajtim Kombëtar?

“Përvjetori i 75 i çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazifashist erdhi si të gjithë përvjetorët e tjerë paraardhës, pa na pyetur, siç do të vijnë edhe të tjerët. Këto ngjarje janë faktuese të identitetit kombëtar edhe udhërrëfyes të një udhëtimi të gjatë të një kombi. Përkujtimi i 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nuk duhet të jetë thjesht një borxh, që shoqëria e sotme e përçarë shqiptare ka ndaj kësaj lufte, që mund të lahet me disa fjalime, shpesh të pandiera edhe plot hipokrizi para një grupi veteranësh, që ende i kemi midis nesh apo familjarëve të dëshmorëve, as me ceremoni burokratike edhe kurora në varrezat e dëshmorëve”, shprehet ndër të tjera në fjalën e tij, historiani Paskal Milo, teksa argumenton më tej, se Lufta e Dytë Botërore në përmasat q u zhvillua nuk ka pa më të voglin dyshim dimensionet edhe as kontributet, që kanë pas kombet e bashkuara.