Arben Ristani deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix se ai, por edhe financieri i partisë nuk kanë lidhje me historinë e lobimit, pasi shuma prej 670 mijë dollarësh, e ndarë në dy këste 500 mijë dhe 150 mijë nuk kanë dalë nga arkat e PD-së.
"Sekretari i përgjithshëm i partisë nuk ka pasur lidhje me financat e partisë. Në katër vite nuk kam pasur një shkresë të vetme të firmosur nga unë për këtë cështje. Po të marr një shembull, e zëmë se pronari i televizionit tuaj merr lekët në xhep dhe shkon e bën një pagesë për llogari të vet, financieri i televizionit si mund ta deklarojnë për financat?
Por kjo do të thotë se Basha ka marrë lekët dhe i ka çuar në Amerikë? "Jo jo. Po them sikur të ndodhë një veprim i tillë ç'lidhje me financën? Pastaj ka ndodhur apo jo kjo është tjetër gjë, për mua është e pa provuar që të ketë ndodhur" tha ai.