I pyetur nëse i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës që të bëhet pjesë e tryezës së shengenit rajon, Edi Rama u shpreh nuk është patriotizëm të mbash në këmbë barrikadat, prandaj nisma është e domosdoshme. "Janë tre fjalë kyce sot për ardhmërinë e Kosovës dhe ardhmërinë e ambicies strategjike të shqiptarëve në rajon, drejtësi ndërkombëtare, e drejtë, stabilitet, institucional i padiskutueshëm dhe dialog për paqe me njohje përfundimtare.
Unë besoj se në rast se arrihet që në këtë moment të vështirë për një mijë e një arsye dhe jo vetëm thjeshtë për arsyen madhore të ditëve të fundit, që ne të jemi të përqendruar dhe faktorët e aktorët politikë shqiptarë në Kosovë, Shqipëri e ku janë të ndajnë atë cka është arsye për të qenë të ndarë në temat e mirëqeverisjes së brendshme me atë që është arsye për të qenë të bashkuar si shqiptarë në temën e mbrojtjes së dinjitetit dhe të së ardhmes së Kosovës ndërkombëtarisht, këto tre fjalë kyce mund të na japin mundësinë që të jemi të gjithë krenarë për kapërcimin me sukses të një faze të vështirë.
Është e domosdoshme ti shkojmë deri në fund zbardhjes së cdo pretendimi apo akuze për krimet e luftës, por pa ekuivok ti kundërvihemi cdo fletërrufeje që e cënon dinjitetin e luftës së UCK dhe dinjitetit të Kosovës. Kosova sot ka një ballafaqim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, në frontin e mbrojtjes së dinjitetit të luftës dhe qenies një shtet demokratik dhe sovran i ngritur jo mbi krime lufte por një lufte çlirimtare.