A je aq i fortë sa të mbash në maskë?' Ambasada Italiane mesazh sensibilizues për COVID-19 përmes mjekëve që erdhën në Shqipëri

14 Gusht 2020, 21:24

Ambasada italiane ka realizuar një video sensibilizuese për mbajtjen e maskave dhe respektimin e rregullave të sigurisë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Përmes mjekëve që erdhën nga Italia për të asistuar në Shqipëri, ambasada u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen duke respektuar rregullat për të mbrojtur veten dhe të tjerët.