Edhe pse u përkasin bindjeve të ndryshme politike, ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ka shprehur gjithmonë edhe publikisht miqësinë më kryeministrin Edi Rama.
Teksa ishte e ftuar sot në një lidhje Skype në Report TV për rrëfyer betejën me Covid-19, gazetari Besard Jacaj e pyeti ish-deputeten nëse kreu i qeverisë i kishte dërguar mesazh urimi pasi u shërua nga Covid.
Malaj tha se Rama nuk i ka dërguar mesazh sepse ka qenëperiudha kur i ka ndërruar jetë e ëma, Aneta Rama, ndërsa kryeministrin e ngushëlloi publikisht.
"Kanë qenë ato ditë kur humbi jetën teta Neta, nuk kam marrë urim me shkrim pro jam e sigurt që si është treguar solidar dhe ka uruar shërimin tim. Në fund të ditës jemi shumë pak për të dashur të keqën e njëri-tjetrin, beteja politike është përtej betejës me jetën", tha Malaj.