A ka frikë Presidenti nga Komisioni Hetimor? Ja si përgjigjet Meta për shkarkimin

18 Korrik 2019, 13:09

Partia Socialiste ka ngritur një Komision Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës si President. Nga qyteti  i Durrësit, kreu i shtetit tha se nuk është fare i shqetësuar për nismën e maxhorancës, duke thënë se shqetësimi i vetëm i tij është 19 tetori. Sipas tij, nëse nuk i jepet fund zgjidhjes së krizës politike, BE nuk mund të hapë negociatat me Shqipërinë me datë 17-18 tetor.

“Nuk kam asnjë shqetësim për komisionet hetimore, për gjykatat apo ndonjë sistem drejtësie që të gjykon lëvizjet e mia. Shqetësimi im i vetëm është 19 tetori. Çfarë do iu themi shqiptarëve! Që fajin e ka Luli dhe Mona, që e kanë fajin ndërkombëtarët”, tha Presidenti.