A ka intelektualë, patriotë në këtë vend? Po na çmend Ilir Meta!” Kritika e qytetarit ndaj gazetarëve.

8 Nëntor 2020, 11:04

Aspekti politik dhe i zhvillimeve që vijnë nëpërmjet këtij aktualiteti në vend është komentuar edhe këtë mëngjes nga teleshikuesit në emisionin “Shtypi i ditës dhe Ju”. Të bëjmë krahasimin, ka thënë një nga qytetarët dhe të shikojmë me realitet se cfarë kanë bërë këta njerëz që kanë 30 vite në pushtet. Të reagojnë intelektualë dhe patriotë ndaj një presidenti që është çmend dhe po na çmend, ka nënvizuar ai dhe gazetarët të kenë reagime më të forta dhe t’ia numërojnë një për një të gjitha bëmat kujtdo politikani që i kanë sjellë fatkeqësi këtij vendi, ka shtuar ai.