“A ke virus?”, qytetari tregon se ç’po ndodh brenda spitalit të Shkodrës

3 Maj 2020, 09:58

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” në report Tv me gazetarin Besard Jacaj sot është diskutuar në lidhje me daljet e shpeshta të mjekëve nëpër ekrane televizive. Një telefonues ka folur në lidhje me situatën brenda spitalit të Shkodrës. Qytetari ka treguar se aty nuk ofrohet asnjë shërbim tjetër mjekësor, nëse nuk bëhet fjalë për koronavirus.