A largohesh nëse humb? Basha s'përgjigjet, nuk tregon dhe sa mandate synon në zgjedhjet e 25 prillit

9 Mars 2021, 18:55

Edhe pse i dorëzoi listat dje në moment të fundit në KQZ pa prezantuar kandidatët për deputet për shqiptarë, kreu i PD, Lulzim Basha nuk tregon as objektiva të qarta për zgjedhjet duke shmangur të përgjigjet se sa mandate synon të fitoj më 25 prill. I pyetur se sa mandate dëshiron të marrë gjatë konferencës me gazetarët, Basha u përgjigj se ai dëgjon vetëm fjalët "Rama ik" dhe se më 25 prill do të vij ndryshimi. Kjo mungesë synimi tregon se opozita nuk kërkon fitoren edhe pse trumbeton me të madhe se më 25 prill koalicioni opozita do të sjellë ndryshimin. Ai shmangu edhe përgjigjen nëse do të dorëhiqej nëse nuk fitonte zgjedhjet duke e vënë sërish theksin se askush nuk e do më Ramën në qeverisje duke shpresuar që rotacioni qeverisës të ndodh nga të pakënaqurit me qeverisjen 'Rama'.

Sa i përket listave, ku është dhe fokusi kryesor i dy ditëve të fundit, Basha e cilësoi atë të PD dhe aleatëve se do të sjellë ndryshimin dhe do të jetë fituesja, ndërsa listën e PS e cilësoi si një çarçaf të arnuar dhe fasadë që fsheh poshtë saj emra të inkriminuara.Basha komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama, që e  cilësuar koalicionin opozitar si marrëveshjen "Meta-Berisha"  për të kapur reformën në drejtësisë, duke thënë se drejtësia  është e kapur nga vetë  Rama dhe po pengohet nga ai. Basha tha se ku shqiptarët të votojnë atë si kryeministër kjo gjë duhet të marrë fund.