A loboi për Evis Kushin si Ministre e Arsimit? Balla: Ajo është profesoreshë, ishte zgjedhje e mençur

15 Tetor 2020, 18:43

I pyetur nëse ka lobuar që Evis Kushi të caktohej ministre e Arsimit, Balla tha se ajo është një profesoreshë dhe nuk ka nevojë për lobmin e askujt. Balla tha se vendosja e saj si ministre ishte një zgjedhje e mençur nga kryeministri Rama.

"Zonja Evis Kushi nuk ka nevojë të loboj kush që të ishte ministre ajo është profesoreshë dhe deputete prej 7 vitesh nuk e ka ndërprerë marrëdhënien me studentët dhe e falenderoj kryeministrin për këtë zgjedhje të mençur. Jam ndjerë i surprizuar dhe i vlerësuar për këtë", tha Balla.