A mund ta anulojë 30 qershorin Meta? Balla: Antikushtetuese, nuk e fantazon as Kujtim Gjuzi

3 Qershor 2019, 15:11

Një ditë pas protestës së 7-të kombëtare të opozitës, numri sy i socialistëve Taulant Balla thotë se mjetet shpërthyese që u përdorën nga manifestuesit, dolën nga selia e PD-së.

"Nuk ka asnjë dyshim se personat e dhunshëm, me këpuça të zinj, janë inspiruar, janë urdhëruar, janë pajisur me mjete shpërthyese terrori në zyrat e Partisë Demokratike." ka thënë Balla.

Po a ka mbaruar koha e dialogut tani që Edi Rama nuk i shkruan më letra Bashës por ka nisur turin elektoral?

 "Ju të gjithë jeni dëshmitarë të një lutjeje institucionale nga ana e kryeministrit Rama për të gjetur gjuhën e dialogut. Zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen sipas standardeve dhe për këtë ju garantoj. Ne vijojmë të shprehim disponibilitetin tonë për dialog."

Socialistët e përjashtojnë mundësinë që Ilir Meta të anulojë në mënyrë të njëanshme dekretin e datës së zgjedhjeve në 30 qershor.

 "Për këtë akt antikushtetues pyesni institucionin në fjalë. Nuk mund të shprehem dot për akte që nuk kanë asnjë lidhje me Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Thyerja e ligjit është vepër e papranueshme dhe thyerja e Kushtetutës akoma më e papranueshme. Kështu që nuk flas dot për veprime që nuk i kap dot as imagjinata e askujt, ndoshta as e kolegut tim të ri Kujtim Gjuzi" është shprehur Balla.

    No videos found.