A po merr qeveria më shumë pushtet? Meta: S'besoj se është koha... qytetarët shqetësimi im

22 Prill 2020, 13:57

I pyetur se si po e menaxhon qeveria këtë situatë dhe e mendon se po e përdor për më shumë pushtet, Presidenti Ilir Meta tha se "Shqetësimi i im dhe i juaji është shëndeti i cdo qytetari dhe i ekonomisë sonë, nuk besoj se është koha për të përdorur apo keqpërdorur cilido për qëllime pushteti një krizë të tillë, pasi do të ishte e papërgjegjshme dhe me kosto që do të përpiqej që ta bënte" tha ai.  

"Lidhur me konventën kjo është një praktikë që njihet edhe nga vetë Këshilli i Europës në raste të caktuara ku për një arsye madhore një vend anëtar ndërmerr kufizime të imponuara, por sigurisht që besoj se Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias e kanë bërë të qartë se nuk duhet abuzuar me situata të tilla për të dëmtuar parimet Kushtetuese, cenuar të drejtat dhe e cmoj rritjen e transparencës dhe bashkëpunimit. Sa më shumë transparencë, më shumë konsensus dhe mirëkuptim" tha ai.