'A sa goca të mira', i moshuari në Tiranë komplimenta gazetareve: Jetoj në Amerikë, liria nga shefi

3 Maj 2020, 11:03

Të moshuarit në Tiranë kanë dalë sërish sot për të shfrytëzuar orarin e liri daljes të vendosur nga autoritetet. Në numër më të shumtë se dje, për shkak se e shtuna ishte e karakterizuar me mot me shi, ata shprehen të lumtur që patën mundësi të dilnin.

"Unë banoj në Amerikë por dola për qejf. Më ka ardhur një mesazh, a sa goca të mira ka (i referohet gazetareve). Shkoj e vij unë nga Amerika. Më shumë jetoj këtu, por atje rrijë nja 2 a 3 muaj. Zoti dhe qeveria e ka në dorë dhe ju gazetarët se bëni punë shumë. Jepni të dhënat dhe populli del lirisht. Sot e dje na ka dhënë leje shefi i madh, por dje nuk dola dot se ishte shi. Tani po iki se dua të shkoj një orë para afatit,"-shprehet një i moshuar.