Abrashi vulos fitoren, Shqipëria rrëmben tre pikë përballë Andorrës

26 Mars 2019, 07:21 | Përditesimi i fundit: 2019-03-26 07:22:34

Shqipëria ka marrë tre pikët e parë në eliminatoret e Europianit pasi ka mposhtur me rezultatin 0-3 Andorën në transfertë. Kuqezinjtë të cilët në këtë ndeshje drejtoheshin për herë të parë nga Ervin Bulku arritën të zhbllokin rezultatin që në minutën e 21 nga Armando Sadiku.

Sulmuesi elbasanas përfitoi nga dalja e gabuar e portierit kundërshtar për të dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës zëvendësimet e Bulkut rezultuan të frytshme pasi sollën edhe dy gola të tjerë.

Ishte Balaj fillimisht që dërgoi shifrat në 0-2, ndërsa në minutën e 96 Armir Abrashi realizoi edhe të tretin duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar në të njëjtën kohë. Në fund një fitore shumë e rëndësishme që jo vetëm sjellë tre pikët e para, por edhe përmirëson disi situatën brenda ekipit.

Vetëm tre ditë më parë kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 0-2 nga Turiq, një rezultat I cili solli edhe shkarkimin e trajnerit Christian Panucci.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji, Xhaka, Kaçe, Basha, Uzuni, Grezda, Sadiku. 

Trajner: Ervin Bulku

Andorra: Gomes, Rubio, Lovera, Lima, San Nikolas, Rodrigez, Rebes, Vales, Klemente, Martinez, Vieira. 

Trajner: Koldo Alvarez.