I njëjti skandal si me Kadastrën e Durrësit ka ndodhur edhe me Kadastrën e Tiranës. Kreu i Kadastrës Atran lame në një dalje për mediat dha rezultatin e kontrollit për Kadastrën e Tiranës, ku nga 2342 regjistra, vetëm 250 janë pa probleme. Pra pjesa tjetër e regjistrave, konkretisht 2100 prej tyre janë të dëmtuara, me faqe që i mungojnë, të grisura, ose faqe boshe të paplotësuara.