Abuzuan me profesionin duke punësuar persona jo farmacistë, iu heq licencat 8 farmacistëve për 3 vite

6 Gusht 2020, 18:28

Urdhri i Farmacistëve iu ka hequr licencat 8 farmacistëve pasi kanë abuzuar me profesionin. Licenca u është hequr për 3 vite duke mos pasur të drejtë të ushtrojnë profesionin e tyre dhe gjithçka ndodhi pas kontrolleve që Urdhri i Farmacistëve ka ushtruar në disa farmaci, ku janë kapur duke ushtruar detyrë persona që nuk ishin farmacistë.

Kontrollet janë ushtruar në 10 farmaci dhe janë pezulluar 8 drejtuesit teknik të tyre duke iu hequr licenca e farmacistit për 3 vite. Në bazë të rregullores së Komisionit të Regjistrimit dhe Dhënies së të Drejtës së Ushtrimit të Profesionit, Urdhri i Farmacistëve u ka hequr për një periudhë 3 vjeçare të drejta e ushtrimit të funksionit të drejtuesit teknik farmacistëve të mëposhtëm: