'Abuzuesit t'na lënë të ndihmojmë kë realisht ka nevojë!' Ndreu: 'Lidhja' me Italinë rrezikon Lezhën, të shpresojmë mos kemi asnjë me COVID-19

20 Mars 2020, 12:21

LEZHE - Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në një intervistë për Report Tv, tha se fokusi i bashkisë është tek dhënia e ndihmave ushqimore për njerëzit në nevojë. Ai tha se veç listës zyrtare të personave që janë me ndihmë ekonomike, në këtë situatë jo të zakonshme për gjithë Shqipërinë, lista do të zgjerohet edhe më shumë me persona të tjerë që në këto kohë nuk e përballojnë dot furnizimin me ushqime. Në një lidhje të drejtpërdrejt nga zyra e tij në Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu tha se ka edhe qytetarë që abuzojnë dhe krijojnë situata të pakëndshme duke kërkuar atë që nuk i takojnë, dhe për këtë bëri apel që në këto ditë të jemi të gjithë solidarë