Ademi: 1600 hektarë tokë e përmbytur, probleme në disa zona

8 Janar 2021, 10:47

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë një pasqyrë të situatës së përmbytjeve atje. Duke folur për mediat Ademi deklaroi se

"Kemi rreth 1600 hektarë tokë të përmbytur. Kemi një rritje të madhe nga mbrëmë. Probleme të shënuara në Obot. Kemi probleme në Muriqan, Velipojë etj. Rruga e Obotit aktualisht është e pakalueshme, ka rreth 60 cm ujë mbi rrugë. Ka një rritje të ujit në liqenin e Shkodrës por deri më tani situata është nën kontroll. ", tha ajo.