Administratorët e tragetit: Kemi faturat ku i kemi blerë, mbetjet jo të rrezikshme

22 Shkurt 2020, 11:54

Johny dhe Massimo Prudentino, administratorët e kompanisë italiane brenda tragetit të së cilës u gjetën dhe u bllokuan mbetje të dyshuara me rrezikshmëri që mund të groposeshin në Shqipëri, kanë reaguar duke mohuar pretendimet. Në një prononcim për mediat nga Vlora, ata kanë paraqitur edhe disa dokumente, ky sipas tyre cdo është e certifikuar. Johny dhe Massimo Prudentino deklaruan se kanë dokumentet që kanë blerë materialin izolues dhe vajin për motorin e tragetit.