Adoleshentja në Sarandë: 72-vjeçari ka abuzuar me mua për 4 vite! I moshuari: Më ka provokuar vetë

22 Prill 2020, 15:16 | Përditesimi i fundit: 2020-04-22 15:17:37

SARANDË- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur nga ngjarja e rëndë ku një 72-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një 17-vjeçare, për të cilën e ka pranuar edhe i moshuari.

Report Tv ka zbardhur dëshiminë të të dyja palëve, ku referuar 17-vjeçares ajo është abuzuar seksualisht për 4 vite me radhë, që në moshën 14-vjeçare, por kishte pasur turp dhe frikë të tregonte. Mirëpo, 72-vjeçari ka dëshmuar se e gjitha ka ardhur si provokim nga ana e 17-vjeçare.Po cila është lidhje e 72-vjeçarit me adoleshenten" Gazetari i Report Tv, Limos Disdani bën me dije se familja e 17-vjeçares ka jetuar prej vitesh me qira në shtëpinë e të moshuarit në Sarandë. Kjo ka ndikuar që dy familjet të kishin një marrëdhënie të mirë, e pikërisht prej këtij raporti, duke qenë se 72-vjeçari ishte i ve dhe fëmijët i kishte në emigracion, familja e çonte 17 vjeçaren që të shkonte në shtëpi ‘i gatuante dhe t’i pastronte herë pas here.