'Adopto një gjysh e një gjyshe!' 35 mijë të moshuar të vetmuar në Tiranë, mbi 100 mijë pensionistë! Veliaj: Jemi me staf të reduktuar, na duhet ndihma juaj

29 Mars 2020, 19:39

TIRANË - Nga e hëna pensionistët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi pa mundur të dalin për të blerë ushqime e ilaçe, deri në një vendim të dytë të qeverisë për situatën me koronavirusin.

Të gjitha shërbimet do t'u çohen në banesë nga autoritetet përkatëse. Por në kushtet kur gjithçka, përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës, po punon me staf të reduktuar si masë mbrojtëse për përhapjen e COVID-19, shihet e vështirë se si do t'u shërbehet të gjithë të moshuarve të vetmuar.