Aeroporti i Tiranës dhe ACI Europe nënshkruajnë rezolutën për angazhimin drejt “Net Zero”

18 Mars, 16:10 | Përditesimi: 18 Mars, 16:10

Tiranë, 17 mars 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) synon të bëhet aeroporti i parë në rajon me emetime neto zero deri në vitin 2030. Në përputhje me këtë angazhim të rëndësishëm, sot u inauguruan punimet për instalimin e një parku solar në tokë, me kapacitet të planifikuar deri në 50 MWp. Ceremonia u zhvillua në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të ACI Europe, z. Olivier Jankovec.

I.M/Shqiptarja.com