Aeroporti i Vlorës, Rama publikon videon: Fluturimet do jenë transoqeanike, do t'i sjellim shqiptarët direkt nga Amerika!

30 Prill 2021, 08:40 | Përditesimi: 30 Prill 2021, 08:40

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një video 3D të Aeroportit të Vlorës, që do të mundësojë fluturimet transoqeanike. Në videon e shpërndarë, kryeministri shpjegon se në aeroportin e Vlorës do të mundësohen fluturime Vlorë-Nju Jork dhe anasjelltas, për t'i sjellë shqiptarët nga Amerika direkt në Shqipëri.

"Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë Nju Jork dhe Nju-Jork Vlorë sepse "Fan Nolin" ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri", thotë Rama.

Po ashtu ai shton se në Vlorë do të ngrihet edhe Akademia e Aviacionit Civil që do të prodhojë eksperët shqiptarë të aviacionit dhe deri te pilotët. Ai thekson se investimet e ndërmarra do të rrisin në mënyrë eksponenciale numrin e turistëve në vend, duke theksuar se "është koha ta bëjmë Shqipërinë që të mos e ulë më kokë, por përkundrazi ta ngrejë lart e më lart"

"Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë Nju Jork dhe Nju-Jork Vlorë sepse "Fan Nolin" ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri. Ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar Akademinë e Aviacionit që do prodhojë ekspertët shqiptarë e deri te pilotët. Shqipëria do të jetë një vend ku numri i vizitorëve do të rite eksponencialisht. Jam i bindur që vlonjatët do ndjehen edhe më krenarë, të huajit do ndjehen qysh muajin e parë të mrekulluar në këtë vend. Sot është koha që sëbashku ta bëjmë Shqipërinë që të mos e ulë më kokë, por përkundrazi ta ngrejë lart e më lart", përfundon kryeministri.

 

b.ha./Shqiptarja.com