Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Po ndërtohet në një zonë që ishte e mbrojtur, e hoqët qëllimisht! Ministrja: E pavërtetë

23 Qershor 2022, 14:13

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se ka hequr Lagunën e Nartës nga zona e mbrojtur për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës, ku sipas saj kanë favorizuar një kompani koncensionare që ka lidhje me kryeministrin. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro i ëshët përgjigjur demokrates duke i thënë se kjo akuzë nuk është e vërtetë, pasi aeroporti do të ndërtohet në një zonë që nuk është pjesë e zonës së mbrojtur.