Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Qeveria gënjen, po ndërtohet në zonë të mbrojtur! Projekt korruptiv, favorizuan kompaninë e afërt me Ramën

24 Qershor 2022, 14:28

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reguar sërish për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, duke e konsideruar një projekt korruptiv. Përmes një dalje për mediat, Tabaku tha se aeroporti po ndërtohet në një zonë të mbrojtur, duke rrezikuar kështu ekosistemin dhe natyrën.