Aferat e klanit Berisha, të hënën në orën 19:30 një tjetër investigim në Report Tv

20 Mars 2021, 19:12

#reportTV #lajmeshqip #lajme Ne qershor 2005 zgjedhësit votuan Partinë Demokratike, por bashkë me Sali Berishën, në pushtet erdhi dhe familja e tij. Pak muaj pasi u zgjodh kryeministër, vajza e tij Argita Malltezi u kthye në Shqipëri nga Prishtina duke lënë pas një punë 6 vjeçare të mirëpaguar në Misionin e OKB-së, UNMIK, për të hapur një kompani ligjore në Tiranë. Bashkë me të kthehet edhe bashkëshorti, Jamarbër Malltezi. Edhe vëllai i saj, Shkëlzen Berisha zbulon talentin e ekspertit dhe hap si e motra një studio ligjore, që çuditërisht e mbyll të njëjtën ditë që babi i tij lë qeverinë, në shtator të 2013. Të gjithë se bashku krijojnë në pak muaj një klan pushteti nepotik, në të cilin ftohet të bëhet pjesë edhe Lulzim Basha (edhe ai i kthyer prej pak kohësh nga Kosova dhe miku i ngushte i Argita Berishes) që merr me vete dhe kunatin Erion Isufi. Redaksia investigative i Report Tv përpiqet të hedhë dritë me ne fund në aferat e klanit Berisha dhe si u ndërtua e gjithë skema e fitimit të miliardave duke treguar për herë të parë gjithë dokumentet e firmosura nga Sali Berisha për ta favorizuar klientët e Argitës. Një grup politiko-afarist me mijëra tentakula që falë mbështetjes së hapur së kryeministrit do të dominojë i qetë nga viti 2005 deri në humbjet zgjedhore të 2013, dhe që sot, me të njëjtën formë dhe me të njëjtët njerëz, ëndërron të kthehet në pushtet.